Kthehu lart

Ngecin bisedimet mes Arsenalit dhe Ozilit për kontratën e re

Ngecin bisedimet mes Arsenalit dhe Ozilit për kontratën e re GazetaExpress

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka zbuluar se bisedimet për kontratë me Mesut Ozil kanë ngecur, por ka shtuar se beson se do të nënshkruajë së shpejti me turko-gjermanin.

Ozil, si bashkëlojtari i vet Alexis Sanchez, do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit. Ozil është lidhur me një largim të mundshëm nga Arsenal, dhe Manchester United është klubi më i fundit që ka shfaqur interesim për të, pasi trajneri i saj Jose Mourinho ka punuar më parë me Ozil në Real Madrid.

“Bisedimet për kontratë janë ngadalësuar paksa që nga 31 gushti, sepse kemi nevojë të marrim frymë dhe të fokusohemi në gara”, ka thënë Wenger. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Shtator 2017 11:50
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Dy shqiptarë në botërorin e çiklizmit

      ​Dy shqiptarë në botërorin e çiklizmit 0

    Të tjera