Kthehu lart

Neymar flet për treshen e frikshme të PSG-së

Neymar flet për treshen e frikshme të PSG-së GazetaExpress

Neymar ka vetëm fjalë të mira për Cavanin e Mbappen.

Paris Saint Germaini ka krijuar një treshe sulmuese të frikshme pas transferimeve të Neymar nga Barcelona dhe Kylian Mbappe nga Monaco, transmeton Gazeta Express.

Ata shkëlqyen në fitoren e thellë të PSG-së ndaj Celticut prej 5:0, ku shënuan katër gola.

Neymar, që u transferua në Francë për 222 milionë euro, ka lavdëruar Cavanin e Mbappen dhe beson se dalë ngadalë do të bëhen edhe më të frikshëm.

“Ata janë dy lojtarë të shkëlqyer”, tha Neymar për Cavanin e Mbappen.

“Cavani është sulmues i jashtëzakonshëm. Mbappe është djalosh që dëshiron të shkojë para, të kërkojë në vazhdimësi topin. Do ta njohim njëri tjetrin shumë e më shumë”.

“Është e lehtë kur ju luani me lojtarë të tillë. Do të përmirësohemi edhe më shumë, pasi ende nuk e kuptojmë mirë njëri-tjetrin: me shikime, lëvizje, mungon ende diçka, por do të bëhemi më të mirë hap pas hapi”, theksoi mes tjerash braziliani. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Shtator 2017 17:10
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Shkëlqimi i Messit në ceremoninë “The Best”

      Shkëlqimi i Messit në ceremoninë “The Best” 0

    Të tjera

    • A e votoi Ronaldo Messin?

      A e votoi Ronaldo Messin? 0

    • FIFA zbulon votat e kapitenit të Shqipërisë

      FIFA zbulon votat e kapitenit të Shqipërisë 0