Kthehu lart

Nënkampionia e boksit, Elsidita Selaj rrëfehet në Wake Up

Nënkampionia e boksit, Elsidita Selaj rrëfehet në Wake Up GazetaExpress

Boksierja shkodrane Elsidita Selaj pas suksesit të arritur së fundmi në kampionatin europian në Itali nga ku u shpall edhe nënkampione, ka filluar përgatitjet sa i përket pjesëmarrjes së saj në dy kompeticione të tjera ku do të marrë pjesë në vazhdim.

Bëhet fjalë për në Kampionatin Botëror dhe Olimpiadën Botërore të boksit që do të zhvillohen gjatë këtij viti. 

Synimi i saj është arritja e rezultateve sa më të larta dhe një problem kryesor është edhe ana financiare. Elsidita ka marrë rezultatin më të lartë në gjithë historinë e boksit shqiptar dhe për më tepër, i arritur nga një femër…

Ajo u shpall nënkampione Europe, dhe ndryshe njihet si boksierja e parë shqiptare që përfaqëson vendin në kompeticione të mëdha botërore. 

Megjithatë, mbështetja për të ka qenë shumë ë pakët nga strukturat shtetërore… Sot ajo ishte në ” Wake Up”.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 13:37
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera