Kthehu lart

NBA: Fiton Golden State, Miami Heat frenon Philadelphian

NBA: Fiton Golden State, Miami Heat frenon Philadelphian GazetaExpress

Golden State entuziazmon sërish tifozët e tij në Oracle Arena pasi mundën sërish San Antonion për të marrë kryesimin 2-0 në fazën e playoffit.

E megjithatë sfida nuk nisi mirë për kampionët në fuqi të NBA pasi në fundin e 2 periodave të para e panë veten në diosavantazhin 47-53. Pas pushimit të ndeshjes gjërat ndryshuan dhje Golden state filloi të tregojë se kush ishte padroni i parketit duke e kthyer ndeshjen në favorin e tij për ta mbyllur me rezultatin 115-101.

Për Golden State bie në sy fakti se 5 basketbollistë të tij e mbyllën sfidën me statistika 2shifrore por ai që shkëlqeu më shumë ishte Kevin Durant me 32 pikë, Thompson shënoi 31,Igoudala 14 dhe West e McGee nga 10 pikë secili. Për San Antonion nuk mjaftoi loja fantatike e LaMarcius Aldridge që shënoi bilancin me 34 pikë e 12 topa në tabelë, për të frenuar Warriors. Ndeshja e tretë mes Golden State dhe San Antonios do të luhet ditën e premte në AT&T Center në Texas.

Philadelphia ndalet pas 17 fitoreve radhazi. Skuadra e 76ers humbi në ndeshjen e dytë të playoffit ndaj miamit 103-113 që dot të thotë se seria e përballjeve barazohet në 1-1. Në Wells Fargo Center, përballë publikut të saj, Phialdelphia e nisi mirë ndeshjen teksa e mbylli periodën e parë 29-22, por në 12 minutat e dyta 76ers pësoi një rënie të ndjeshme në lojën e saj dhe Miami arriti të përfitojë duke shkuar në pushimin e ndeshjes me avantazhin 56-42.

Në dy periodat e tjera, skuadra nga Florida arriti të administrojë këtë avantazh për të marrë një fitore të rëndësishme në fushën kundërshtare. Për Philadelphian Ben Simmons shënoi 24 pikë por që i shërbyen vetëm për të pasuruar statistikat personale.
Ndërsa për Miamin shënuesi më i mirë ishte Dwayne Wade me 28 pikë, Dragic shënoi 20 pikë, Johnson 18, Richardson 14 e Olynyk e Ellington nga 11 fitore secili./TCH/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Prill 2018 12:57
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera