Kthehu lart

Mourinho tallet me klubin e vet: S’është risi për Man United eliminimi nga Liga e Kampionëve

Mourinho tallet me klubin e vet: S’është risi për Man United eliminimi nga Liga e Kampionëve GazetaExpress

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është mbrojtur në mënyrë të çuditshme për eliminimin turpëruese nga Liga e Kampionëve, duke e çuar vëmendjen te kohërat kur ai e kishte eliminuar nga kjo garë tani skuadrën e tij.

Vendimi bizar për ta nisur ndeshjen me Marouane Fellainin, për të cilin ishte vetëm hera e pestë si titullar këtë sezon dhe e para që prej nëntorit, para Paul Pogbas iu kthye në dështim trajnerit portugez, pasi Sevilla e eliminoi nga 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, transmeton Express.

Pas një barazimi pa gola në ndeshjen e parë në Spanjë, Sevilla erdhi dhe e mposhti 2-1 Manchester Unitedin në shtëpi e tij.

Por, Special One, preferoi të kthehej në kohë dhe t’i përmendë eliminimet e mëhershme të Unitedit kundër tij, në vend se të flasë për dështimin e tij të freskët.

“Nuk është fundit i botës. Dy herë u ula në këtë karrige në Ligë të Kampionëve dhe e eliminova Manchester Unitedin në shtëpi, në ‘Old Trafford’”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes.

“Në këtë karrige u ula me Porton – e eliminova Man Unitedin – u ula në këtë karrige me Real Madridin – e eliminova Man Unitedin... prandaj nuk mendoj se është diçka e re për klubin”, ka shtuar ai. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Mars 2018 09:35
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera