Kthehu lart

Mourinho: “Cristiano i ka dyert të mbyllura, nuk mund të largohet nga Reali”

Mourinho: “Cristiano i ka dyert të mbyllura, nuk mund të largohet nga Reali” GazetaExpress

​Mourinho thotë se Ronaldo nuk mund të largohet nga Reali, “i ka dyert e mbyllura...”.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, beson se Cristiano Ronaldo i ka “dyert e mbyllura” për t’u larguar nga Real Madridi, sepse shitja e tij, siç thotë ai: “është e ndaluar”.

Fituesi i 5 Topave të Artë ka qenë i lidhur që një kohë me një rikthim në “Old Trafford”, pas nëntë vjetëve në Spanjë ku ka thyer rekorde historike, por Mou thotë: “ai është i ndaluar”.

“Mendoj se Real Madridi nuk mund ta shesë atë, nuk mundet, është i ndaluar”, tha Mourinho për 33 vjeçarin që ka kontratë deri më 2021.

“Cristiano Ronaldo duhet të qëndrojë deri në momentin kur ata mendojnë se është koha të shkojë një vit të luajë në Amerikë ose kudo që ai dëshiron. I ka dyert e mbyllura”, shtoi Mourinho për të përditshmen portugeze, “Récord”.

Ronaldo është pjesë e Real Madridit që nga vitit 2009, kur u transferua nga Manchester Unitedi.

Ata kanë punuar së bashku për tri sezone në “Santiago Bernabeu”, duke fituar tre trofe: La Liga, Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 15:15
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera