Kthehu lart

Monaco e gjen talentin e ri, nivel i Mbappes

Monaco e gjen talentin e ri, nivel i Mbappes  GazetaExpress

Sulmuesi 16 vjeçar është njëri prej talenteve më të mirë të ri në Francë dhe pritet që ta transferoi atë për një shumë të madhe parash

Monaco ka arritur marrëveshje për ta transferuar talentin e Lyon Willem Geubbels për një shumë rekorde sa i përket talenteve të rinj, 20 milionë euro, shkruan Goal.

Geubbels, (16) ka pasur katër paraqitje për Lyonin në sezonin 2017-18 dhe është lojtari më i ri në debutim në historinë e Europa Ligë kur hyri në lojë kundër Atalantas nga bankina.

Talenti i tij nuk ka shkuar pa u vërejtur dhe Monaco ka arritur që ta merr njërin prej talenteve më të mirë të ri në Francë madje për një shumë të madhe parash.

Tinejxheri pritet të nënshkruaj marrëveshje tri vjeçare dhe shumë shpejt pritet që të kalojë testet mjekësore, kurse marrëveshja mund të vazhdojë edhe për dy sezone të tjera, transmeton GazetaExpress.

RB Leipzig po ashtu e ka kërkuar Geubbels, por skuadra gjermane kishte ofertë dyfish më të vogël se Monaco.

Geubbels është bindur në këtë projekt të Monacos nga trajneri Leonardo Jardim dhe ylli i skuadrës Radamel Falcao, i cili personalisht ja kishte rekomanduar të riut klubin nga Stade Louis II.

Ai po ashtu është lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit francez që është transferuar në këtë ligë pasi që është 20 milionë euro, e cila blerje përfshihen edhe pagesa e bonuseve dhe përqindja për transferet e tij në të ardhmen në ndonjë klub. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Qershor 2018 20:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera