Kthehu lart

“Milani i shpenzoi paratë gabimisht”

“Milani i shpenzoi paratë gabimisht” GazetaExpress

Pruzzo beson se Milani ka gabuar në transferimin e lojtarëve gjatë verës.

Ish lojtari i Genoas, Romës dhe Fiorentinës, Roberto Pruzzo, beson se Milani ka mundur të blejë një sulmues shumë më të mirë me paratë që shpenzoi për Nikola Kalinic dhe Andre Silva.

“Me paratë që shpenzuan për t’i blerë këta dy, ata mund të kishin blerë sulmues shumë më të mirë se dytë: Kalinic e Andre Silva. Përveç kësaj, do të ishte evituar problemi se cili prej tyre të luajë çdo vikend”, tha Pruzzo.

“Problemi është se Milani u hodh në treg për të blerë çdo lojtar që është i lirë, duke mos pasur ide të qarta se çfarë i duhen më së shumti skuadrës”, shtoi ai.

Andre Silva pritet të startojë të dielën në derbi, pasi Kalinic është i lënduar dhe la qendrën stërvitore më herët gjatë ditës së sotme.

“Ai do të ketë mundësinë në derbi, por nuk është zgjedhja e duhur për sulmin çdo javë, që për mua është roli më i rëndësishëm në ekip”.

Kalinic u ble për 25 milionë euro nga Fiorentina, kurse Andre Silva i kushtoi Milanit 38 milionë euro plus bonuse, i cili erdhi nga Porto. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Tetor 2017 19:06
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • VAR ndihmon gjyqtarin ta ndëshkojë me të kuq Leonardo Bonuccin

      VAR ndihmon gjyqtarin ta ndëshkojë me të kuq Leonardo Bonuccin 0

    Të tjera