Kthehu lart

“Milani duhet ta ndalë Icardin”

“Milani duhet ta ndalë Icardin” GazetaExpress

Musacchio ia ka frikën Icardit për derbin e Milanos që do të zhvillohet të dielën nga ora 20:45.

Mbrojtësi i Milanit, Mateo Musacchio, ka bërë të ditur se kapiteni i Interit, Mauro Icardi, do të jetë rreziku kryesor për Kuqezinjtë në derbi – “Nuk duhet ta lëmë që të marrë frymë”.

“Nuk ka nevojë për motiv shtesë për këtë ndeshje, sepse është derbi. Është mundësi e mirë që të rrisim moralin”, tha Musacchio.

“Icardi? Nuk mund ta lëmë të marrë frymë, por jo vetëm atë. Ata kanë ekip të mirë, kështu që duhet të jemi të fokusuar në të gjithë lojtarët nëse duam që të jemi të lumtur në fund të sfidës”, shtoi mbrojtësi i Milanit.

Derbi mes Interit e Milanit zhvillohet të dielën në “San Siro” nga ora 20:45. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Tetor 2017 17:04
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Ronaldo e mposhti bindshëm Messin në garën për “The Best”

      Ronaldo e mposhti bindshëm Messin në garën për “The Best” 0

    Të tjera