Kthehu lart

Milani blindon Cutronen, Donnarumma “rrugës” për tek Liverpooli

Milani blindon Cutronen, Donnarumma “rrugës” për tek Liverpooli GazetaExpress

​Askush nuk e priste, por në korrik të 2017-së në një miqësore kundër Bayern Munchen ai siguroi jo vetëm qëndrimin tek Milani, por edhe zemrat e tifozëve kuqezi.

Bëhet fjalë për talentin 20-vjeçar të Milanit, Patrick Cutrone, i cili gjatë këtij sezoni ka shpëtuar jo pak herë nderin e kuqezinjve, duke u kthyer në një idhull për tifozët e kësaj skuadre.

Sipas La Gazzetta dello Sport në këtë fund sezoni talenti italian do të firmosë një kontratë të vlefshme deri më 2023-shin, por ende nuk dihen detaje rreth kësaj kontrate.

Por teksa për Cutrone dashuria e tifozëve kuqezi ka ardhur gjithnjë duke u shtuar, e kundërta ka ndodhur me gardianin Gianluigi Donnarumma, i cili filloi të thyente zemrat e tyre që me kërkesat për largim nga agjenti i tij Mino Raiola një vit më parë.

E pas refuzimit që tifozët i bënë pas ndeshjes me Atalantën, e ardhmja e Donnarummas, vështirë se do të jetë me fanellën kuqezi.

Ofertat për 19-vjeçarin nuk kanë të munguar, por drejtuesit e Milanit synojnë të përfitojnë sa më tepër nga ky transferim, duke zhvilluar takime me të gjitha palët e interesuara.

E më i fundit, sipas Tuttosport, ekipi që interesohet është Liverpool, trajneri i së cilës, Jurgen Klopp, ka zhvilluar një takim me agjentin e lojtarit, për të marrë më tepër informacioni rreth tij, e për të parë sa e mundshme është që Donnarumma të “heqë” shiritat e zinj, e të bëhet vetëm i kuq.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 11:10
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera