Kthehu lart

Milan i bashkohet garës për Florenzi

Milan i bashkohet garës për Florenzi GazetaExpress

AC Milan i është bashkuar në garë Juventusit dhe Interit për të nënshkruar me Alessandro Florenzin

Sipas mediave italiane, AC Milan është vënë në alarm për të nënshkruar me Alessandro Florenzin, kontrata e të cilit me Romën skadon verën e ardhshme.

Florenzi është në biseda me Romën për kontratën e re por palët nuk janë afër për të arritur një marrëveshje, gjë që ka zgjuar interesimin e rivalëve për të.

Pavarësisht interesimit të Milan, Interi mbetet favorit për të nënshkruar me italianin. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Maj 2018 17:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera