Kthehu lart

Milan gjen zëvendësuesin e Montellas

Milan gjen zëvendësuesin e Montellas GazetaExpress

Vladimir Petkovic shihet si zëvendësuesi ideal i Vincenzo Montellas.

Milani ka hedhur sytë kah trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic nëse Vincenzo Montella nuk i rikthen gjërat në vend.

Sipas të përditshmes zvicerane “Blick”, drejtori sportiv i klubit italian, Massimiliano Mirabelli, ka zgjedhur Petkovic që të drejtojë Milanin.

E ardhmja e tij te Zvicra varet nga ajo se çfarë do të bëjë në play-off të Kupës së Botës, ndërsa edhe Montella nuk po kalon një sezon të mirë me Kuqezinjtë dhe mund t’i tregohet dera.

Petkovic e njeh mirë Serinë A pasi dikur ka qenë trajner i Lazios, nga korriku 2012 deri në janar 2014, kur u largua për Zvicrën. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Tetor 2017 20:20
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Befason Cana: Djali im dua të luajë këtë sport

      ​Befason Cana: Djali im dua të luajë këtë sport 0

    Të tjera