Kthehu lart

Mido: Real Madridi e do Mohamed Salahun

Mido: Real Madridi e do Mohamed Salahun  GazetaExpress

Ahmed Hossam Hussein Abdelhamid, i njohur më mirë në botën e futbollit si Mido, e ka analizuar situatën e Mohamed Salahut në Liverpool dhe e ka pranuar se klubet elitare si Real Madridi i janë vënë pas atij.

Ish-futbollisti beson se e ardhmja e Salahs do të jetë në Spanjë, dhe më saktësisht në Real, transmeton Gazeta Express.

“Real Madridi e do atë, të gjithë i kemi parë performancat e dobëta të Gareth Bale dhe Karim Benzemas me formacionin 4-4-2”, ka thënë Mido në një intervistë për King Fut.

“Kisha frikë se Salah do të dështonte në Liverpool, por mendoj se është i gatshëm të kërcejë në një nivel tjetër. Real Madridi mund t’i shfrytëzojë aftësitë e tij”, shtoi ai. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Prill 2018 10:27
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera