Kthehu lart

Meta në Zagreb edhe për Ballistin

Meta në Zagreb edhe për Ballistin GazetaExpress

Në takimin me Presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitarović, Ilir Meta nuk ka diskutuar vetëm për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe sfidat e integrimit për Shqipërinë.

Burime nga Ambasada Shqiptare në Zagreb pohojnë për Top Channel se pjesë e diskutimit ka qenë edhe rasti i Ballist Morinës, i ndaluar nga autoritetet kroate në bazë të një urdhër-arresti të nxjerrë nga Serbia për ngritjen e dronit në Beograd.

Burimet thonë se Meta dhe Kitaroviç kanë diskutuar mes tyre për nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje për rastin në fjalë.

Ballist Morina mbahet në Kroaci që prej muajit qershor të vitit të kaluar.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2018 20:30
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera