Kthehu lart

Messi, Ronaldo apo Salah, kush do ta fitojë ‘Topin e Artë’? Kështu përgjigjet Owen

Messi, Ronaldo apo Salah, kush do ta fitojë ‘Topin e Artë’? Kështu përgjigjet Owen GazetaExpress

​“Fituesi i Champions League, është edhe favoriti për Topin e Artë”, thotë Owen.

Michael Owen ka dhënë në një intervistë për MARCA-n, ku ka folur për shumë gjëra, veçanërisht për finalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit e Real Madridit, që do të zhvillohet me 26 maj në Kiev.

Duke folur për vështirësitë dhe rrezikun që i kanoset dyja skuadrave nga njëra-tjetra në finalen e 26 majit, Owen u pyet edhe për fituesin e mundshëm të Topit të Artë për vitin 2018, sipas të cilit, favorit do të jetë ai që triumfon në Champions League.

Këtë edicion gara është më e ngushtë se kurrë më parë, Leo Messi, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah – këta pritet të jenë në podium, dhe që të luftojnë për këtë çmim që në dekadën e fundit ka shkuar nga pesë herë për Leon e Cristinaon.

“Mendoj se do të varet shumë se kush e fiton Champions Leaguen”, u shpreh Owen.

“Nëse e fiton Real Madridi, atëherë Cristiano Ronaldo mund ta fitojë edhe njëherë tjetër. Nëse e fiton Liverpooli, Salah do të ketë shanse për ta rrëmbyer këtë çmim. Ai ka qenë fantastik këtë vit dhe ka bërë punë të mirë edhe me Egjiptin, duke e dërguar në Kupën e Botës”, shtoi mes tjerash Owen. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 12:15
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera