Kthehu lart

Messi: Mos e nënvlerësoni Nigerinë

Messi: Mos e nënvlerësoni Nigerinë GazetaExpress

Edhe pse Albiceleste kanë fituar të gjitha ndeshjet para Botërorit, sulmuesi nuk dëshiron që ekipi i tij ti nënvlerësojë kundërshtarët

Kapiteni i Argjentinës Lionel Messi ja ka tërhequr vërejtjen bashkelojtarëve se Nigeria “nuk është vetëm turist” në Botërorin e 2018 dhe se ata mund ti shkaktojnë kokëçarje atyre në ndeshje të grupit.

Albiceleste i kishte mposhtur afrikanoperëndimoret në takimin e mëparshëm të tyre në nëntor më rezultat 4-2 në një ndeshje miqësore.

Ata janë në të njëjtin grup me Super Shqiponjat dhe do të takohen në stadiumin e Saint-Petersburgut në të cilin rival i kanë edhe Islandën dhe Kroacinë.

Ylli i Barcelonës thotë se ndeshja me Nigerinë do të jetë e vështirë.

“Kroacia është një skuadër e mirë me lojtarë që luajnë në ligat të ndryshme europiane dhe shumica e tyre janë të rrezikshëm”, i ka thënë Messi Expressit.

“Ne nuk dimë shumë për Nigerinë por kombëtaret afrikane si zakonisht janë kompakte, të vështirë dhe të fuqishme. Nuk mund ti tejkalosh lehtë”, ka thënë ai. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Qershor 2018 19:44
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera