Kthehu lart

Messi ka një kërkesë për Barcelonën

Messi ka një kërkesë për Barcelonën GazetaExpress

Leo Messi nuk dëshiron ta nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën në një konferencë për media plot me njerëz.

Ai preferon një takim të thjeshtë me presidentin Bartomeu dhe më pas klubi t’i shpërndajë fotografitë, shkruan AS, përcjell Express.

Messi dëshiron që e gjitha të jetë private, pa kamera apo media para tij.

Leo po kërkon ta bëjë atë që e ka bërë gjatë nënshkrimit të shtatë renovimeve të kaluara me Barçen: ta vizitojë zyrën e presidentit, të nënshkruajë shpejt, t’i shtrëngojë duart me zyrtarët e Barçes dhe më pas secili në shtëpinë e vet.

Shumë shpejt Messi pritet ta nënshkruajë vazhdimin e kontratës që do ta mbajë atë në Barcelonë deri në vitin 2021.  /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Shtator 2017 08:45
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Presidenti i Juventusit suspendohet për një vit, klubi gjobitet me 300 mijë euro

      Presidenti i Juventusit suspendohet për një vit, klubi gjobitet me 300 mijë euro 0

    Të tjera