Kthehu lart

Mësohet sa do ta paguajë Kosova trajnerin e ri

Mësohet sa do ta paguajë Kosova trajnerin e ri GazetaExpress

360 mijë euro në vit, kjo do të jetë paga e trajnerit të ri të Kombëtares së Kosovës që pritet të emërohet deri në dhjetor të këtij viti.

Kosova është në kërkim të një trajneri të ri, i cili do të drejtonte Kombëtaren në futboll në fazën kualifikues për “Euro 2020”, pas largimit të Albert Bunjakut, shkruan Gazeta Express.

Deri me tani janë përmendur shumë emra të trajnerëve shqiptarë dhe atyre të huajë dhe një burim i Gazetës Express ka bërë të ditur se janë 50 kandidatë të mundshëm, ku njëri prej tyre do të përzgjidhet deri në muajin dhjetor të këtij viti.

Thuhet se slloveni, Sreçko Katanec dhe turku, Fatih Terim, janë dy kandidatë të mundshëm për të marrë drejtimin e Kombëtares.

Gazeta Express ka mësuar gjithashtu nga burime të sigurta se trajneri që do të marrë drejtimin e Kombëtares do të paguhet 30 mijë euro në muaj me një pagë vjetore 360 mijë euro.

Mbetet të shihet nëse Kosova do të gjejë trajnerin e ri para ndeshjes miqësore më 13 nëntor me Lituaninë në Mitrovicë. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Tetor 2017 19:33
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera