Kthehu lart

Martial dëshiron të largohet nga Manchester united

Martial dëshiron të largohet nga Manchester united GazetaExpress

Anthony Martial dëshiron të largohet nga Manchester United ka konfirmuar agjenti i tij dhe Juventus është duke menduar për të bërë një ofertë për anësorin. “Raportët më trajnerin shkaktari kryesor”.

Ai kaloi nga Monaco më 2015 për 60 milionë euro por ka pasur vështirësi për të luajtur vazhdimisht, pavarësisht se sezonin e fundit shënoi 11 gola dhe bëri nëntë asiste në 45 ndeshje.

“Pasi kemi refelektuar në të gjitha mundësitë dhe parametrat tonë, Anthony ka vendosur dhe dëshiron të largohet nga Manchester United”, ka thënë agjenti i lojtarit Philippe Lamboley për RMC Sport.

“Ka shumë arsye, por për momentin është herë ti themi. Anthony do të shpjegojë në detale më vonë. Manchester Unted dëshiruan që ti ofrojnë zgjatje të kontratës dhe nuk duan që të largohet por ne nuk mundëm të arrimë marrëveshje edhe pse patëm biseda për disa muaj”.

“Nëse Manchester United është një klub i fortë, nuk mund të arrin marrëveshje edhe pas tetë muaj negociata, do të thotë se për ata ai nuk është një lojtar i rëndësishëm. Është një vendim që ne e kemi marrë më shumë kujdes. Në të njëjtën kohë, është e qartë që ai ende është nën kontratë, kështu që ne do të respektojmë edhe fjalën dhe vendimin e fundit të klubit”, ka thënë agjenti i tij. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Qershor 2018 07:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera