Pep Guardiola është i gatshëm të nënshkruajë zgjatjen e kontratës me Manchester Cityn për edhe një vit, pasi në fund javë e fitoi titullin e kampionit në Premierligë.
Guardiola është afër të arrijë marrëveshje në bazë të së cilës ai do të qëndrojë në Mançester deri më 2020, transmeton Gazeta Express.
Guardiola ka kohë që ka qenë i hapur për ta zgjatur kontratën, në bazë të së cilës ai i fiton 17 milionë euro, por nuk kishte dashur të bisedonte për të derisa ta linte një shenjë të rëndësishme në klub.
Ai dhe lojtarët pritet të fitojnë bonuse pas triumfit në ligë. /Express/
Komentet