Kthehu lart

Man United dhe Bayern po luftojnë ‘kokë më kokë’ për Bonuccin

Man United dhe Bayern po luftojnë ‘kokë më kokë’ për Bonuccin GazetaExpress

​Bonucci mund të mos jetë pjesë e Milanit sezonin e ardhshëm, Unitedi dhe Bayerni kanë shfaqur interesim për italianin.

Manchester United dhe Bayern Munich janë një hap para skuadrave tjera për të nënshkruar me mbrojtësin e Milanit, Leonardo Bonucci, raporton The Sun, transmeton Gazeta Express.

Bonucci iu bashkua Rossonerëve verën e kaluar nga Juventusi, por Milani ka dështuar të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, çka do të thotë se mund të detyrohet të shesë lojtarë.

Për shkak të fair play financiar, Milani mund të detyrohet ta shesë Bonuccin dhe shumë të tjerë për të mos rënë ndesh me rregullat e UEFA-s. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 08:31
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera