Kthehu lart

Man United bën gati 50 milionë për Jorginhon

Man United bën gati 50 milionë për Jorginhon GazetaExpress

​50 milionë funte, kaq ka bërë gati Man United për Jorginhon.

Manchester United është i gatshëm të rivalizojë Manchester Cityn për mesfushorin e Napolit, Jorginho, raporton “Mirror”, transmeton Gazeta Express.

Goal raportoi më herët këtë javë se City është afër arritjes së marrëveshjes me brazilianin me pasaportë italiane, por United ende shpreson se mund ta transferojë Jorginhon në “Old Trafford”.

Mësohet se 26 vjeçari pritet të transferohet në Mançester së paku për 50 milionë funte, shifër kjo që mund të rritet për shkak të rivalitetit mes dy klubeve angleze. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 26 Prill 2018 09:00
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera