Kthehu lart

Magjia e James Rodriguez

Magjia e James Rodriguez GazetaExpress

James e ka nisuir mbarë vitin 2018. Dëshira e kolumbianit është t'i tregojë Zidanit se gaboi me largimin nga Bernabeu. Ai tha ditë më parë se e largoi francezi sepse nuk i pëlqente si lojtar e jo se nuk e ndihmonte ekipin.

James ka shënuar gol spektakolar në fitoren 3:1 të Bayern Munich kundër Bayer Leverkusen, për ta nisur mbarë 2018’të. 

Ish asi i Real Madridit shënoi golin e tretë në minutat shtesë, ndërsa realizuan edhe Javier Martinez në minutën e 32’të e Franck Ribery në minutën e 59’të. 

Kurse golin e vetëm për Leverkusenin e shënoi Kevin Volland në minutën e 71’të.

Me këtë gol, James tregoi se Zinedine Zidane mund të ketë gabuar që e largoi nga Santiago Bernabeu, pasi shënoi 11 gola sezonin e fundit, tetë prej tyre në La Liga, duke e ndihmuar Realin të fitojë një numër të madh të ndeshjeve.

Në mungesë të lojtarëve si Pepe, Morata e James, Reali po duket tjetër skuadër, që ka mbetur 16 pikë prapa Barcelonës.

Kjo tregon se me siguri Zidanes po i mungojnë lojtarët e lartpërmendur. /Gazeta Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2018 22:25
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera