Kthehu lart

Lukaku hyn në histori të Manchester United (Foto/Video)

Lukaku hyn në histori të Manchester United (Foto/Video) GazetaExpress

Lukaku ka debutuar me dy gola për Manchester Unitedin në Premierligë.

Manchester Unitedi e ka mposhtur 4:0 West Ham Unitedin, duke dhuruar spektakël për gjithë të pranishmit në “Old Trafford”.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi, Romelu Lukaku, që u transferua nga Evertoni për 85 milionë euro.

Ai shënoi dy gola duke u bërë vetëm lojtari i katërt në histori të “Djajve të Kuq” që debuton në këtë mënyrë.

“Romelu Lukaku është lojtari i katërt i Manchester United që shënon dy gola në debutim, këtë e kishin bërë më parë (Van Nistelrooy, Wilson dhe Rashford)”, shkruan faqja për histori dhe statistika “OptaJoe”. /Gazeta Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Gusht 2017 19:34
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Shkëlqimi i Messit në ceremoninë “The Best”

      Shkëlqimi i Messit në ceremoninë “The Best” 0

    Të tjera

    • A e votoi Ronaldo Messin?

      A e votoi Ronaldo Messin? 0

    • FIFA zbulon votat e kapitenit të Shqipërisë

      FIFA zbulon votat e kapitenit të Shqipërisë 0