Kthehu lart

Low flet për Gotze dhe për atë se kur do të luaj Neuer

Low flet për Gotze dhe për atë se kur do të luaj Neuer GazetaExpress

Gjermania pritet që ta nis mbrojtjen e titullit të Botërorit në Rusia 2018, derisa publikimi i listës se lojtarëve të ftuar, sidomos mosftesa për Mario Gotzen ka bërë që të nxitet debat në Gjermani

Duke folur për këtë gjë Low ka thënë se vet lojtari e ka marrë këtë gjë me shumë sportivitet dhe se ai nuk është mërzitur shumë se pse nuk është ftuar.

“Ai është një lojtarë vetëkritik. E di shumë mirë që duhet të punojë për të bërë vend tek ne në Kombëtare. Kur do që të jetë në formë ne nuk do ia mbyllim derën, përkundrazi do ja hapim”, ka thënë strategu gjerman.

Derisa ende është e paqartë se a është kthyer komplet në formë Neuer, Low ka thënë se ende është duke menduar se kë do ta bëj kapiten të Gjermanisë.

Në këtë pikë ai është në mes të Muller dhe Khediras.

“Thomas ka përvojë si një kapiten, pasi që këtë punë e bën edhe në Bayern. Ai ka edhe një marrëdhënie me të gjithë lojtarët. Kurse Khedira po ashtu është kandidat por Muller është favorit”.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 24 Maj 2018 20:44
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera