Kthehu lart

Llapi dhe Prishtina kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Llapi dhe Prishtina kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës GazetaExpress

Llapi dhe Prishtina kanë kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës, duke mposhtur Trepçën ’89, respektivisht Kosovën e Prishtinës të mërkurën në mesditë.

Me golat e Mirlind Dakut dhe Ilir Blakqorit në minutat e fundit të takimit, Llapi mposhti Trepçën '89 për të siguruar një vend në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Ndërkohë, Prishtina me lehtësi kaloi në çerekfinale duke e eliminuar Kosovën e Prishtinës.

Prishtina fitoi me rezultat të thellë 4 me 0 për një vend në çerekfinale të kupës, me golat e shënuara nga Drashko Bozhoviq, Ahmed Januzi, Debatik Curri dhe Makenda. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Shkurt 2018 15:17
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera