Kthehu lart

​Liverpool në garë për yllin e Arsenalit

​Liverpool në garë për yllin e Arsenalit GazetaExpress

Liverpool ka hyrë në garë për sulmuesin kilian të Aresenalit, Alexis Sanchez

Alexisa Sanchez do ta ketë shumë të vështirë për të vendosur për të ardhmen, me Manchester United, City dhe së fundmi Liverpool të interesuara për të.

Sipas Mirror, skuadra e Kloppit po përgatit një ofertë të mirë për të, pasi e sheh kilianin si zëvendësues të Philippe Coutinhos që kaloi në Barcelonë.

E ardhmja e lojtarit vazhdon të jetë e paqartë, pasi ka refuzuar të vazhdojë kontratën me Arsenalin që skadon në fund të këtij sezoni, por ende nuk ka përzgjedhur skuadrën e re.

Liverpool është e gatshme që të paguajë më shumë se dy skuadrat, pasi ka para nga shitja 160 milionë eurosh e brazilianit në Camp Nou. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Janar 2018 08:45
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera