Kthehu lart

Liverpool gjen zëvendësuesin e Coutinhos, luan në Real

Liverpool gjen zëvendësuesin e Coutinhos, luan në Real GazetaExpress

​Liverpool ka kthyer sërish interesimin nga mesfushori spanjoll i Real Madridit, Dani Ceballos

Verën e kaluar Dani Ceballos u transferua nga Betis në Real Madrid, tek e cila skuadër po ka vështirësi që të luajë vazhdimisht.

Ai ka luajtur në disa ndeshje të La Ligas dhe në Copa del Rey, por jo në përballjet e rëndësishme në ligë dhe Ligën e Kampionëve.

Kjo ka bërë që Liverpol të mendojë për transferimin e spanjollit, i cili shihet edhe si zëvendësues i Philippe Coutinhos, që gjatë muajit janar kaloi në Barcelonë.

Sipas Don Balon, lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Jurgen Klopp, që i ka premtuar minuta në skuadrën e parë. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 18 Shkurt 2018 16:10
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera