Kthehu lart

Liverpool e mendon transferimin e yllit të Bundesligës në verë

Liverpool e mendon transferimin e yllit të Bundesligës në verë GazetaExpress

Liverpooli është duke e monitoruar yllit e RB Leipzig, Timo Werner, para se të bëjë ofertë për të në verë, raporton The Independent.

Liverpool, në fakt, mund të përfundojë duke i sjell në skuadër dy lojtarë nga gjiganti gjerman, pas marrëveshjes për blerjen e Naby Keitas kohë më parë, i cili do t’i bashkohet “Të kuqve” në verë, transmeton Express.

Sulmuesi 22-vjeçar është zhvilluar dukshëm në klubin nga Bundesliga gjermane, si dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të Premierligës, përfshirë Manchester Unitedin.

Por, është Jurgen Klopp ai që ka shfaqur interesimin më të lartë deri tani. Trajneri gjerman dëshiron ta forcojë sulmin gjatë verës. /Express/   

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Mars 2018 08:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera