Kthehu lart

Lista përfundimtare e Spanjës për Botëror, Morata lihet në shtëpi

Lista përfundimtare e Spanjës për Botëror, Morata lihet në shtëpi GazetaExpress

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Mortata, nuk është ftuar në skuadrën e Spanjës për Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Ish-sulmuesi i Real Madridit ka vuajtur për formë në pjesën e dytë të sezonit të tij të parë në Chelsea, duke i shënuar vetëm 15 gola në 47 ndeshje pas transferimit për një shumë rekord për klubit prej 91 milionë euro në verën e 2017-s, transmeton Gazeta Express.

Morata i ka shënuar 13 gola në 23 ndeshjen për ekipin kombëtar të Spanjës, por trajneri Julen Lopetegui i ka zgjedhur Diego Costan, Iago Aspas dhe Rodrigo Morenon para tij.

Cesc Fabregas, Marcos Alonso, Hector Bellerin dhe Morata mungojnë në listë.

Kjo është lista e plotë dhe përfundimtare e Spanjës për Rusia 2018. /Gazeta Express/  


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 21 Maj 2018 13:35
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera