Kthehu lart

Lille kryen tri ndërrime pas vetëm 38 minutave, në pjesën e dytë portieri i ndëshkohet me të kuq (Video)

Lille kryen tri ndërrime pas vetëm 38 minutave, në pjesën e dytë portieri i ndëshkohet me të kuq (Video) GazetaExpress

Lille është mposhtur 3:0 nga Strasbourg.

Marcelo Bielsa, trajneri i Lilles, ka bërë një gabim të madh në sfidën me Strasbourg, ku skuadra e tij humbi 3:0.

Ai kreu tri ndërrime në pjesën e parë (12’, 18’ dhe 38’), teksa në pjesën e dytë, iu ndëshkua me të kuq portieri, Mike Maignan, duke u shndërruar më pas dy futbollistë në portier.

Sulmuesi, Nicolas de Preville, hyri fillimisht në portë dhe u largua menjëherë pas golit të parë, që e pranoi me shumë lehtësi.

Në portë më pas hyri mbrojtësi, Ibrahim Amadou, i cili pranoi dy gola deri në fund, njërën nga penaltia, për të humbur kështu 3:0. /Gazeta Express/

Strasbourg vs losc lille 3-0


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Gusht 2017 19:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Zidane befason me deklaratën për Benzeman

      Zidane befason me deklaratën për Benzeman 0

    Të tjera