Kthehu lart

Lëndohet edhe Strootman?

Lëndohet edhe Strootman? GazetaExpress

Roma po vuan nga lëndime të shumta që kanë ardhur pikërisht në kohën kur do të përballen me Napolin.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Kevin Strootman, i është shtuar listës së lëndimeve dhe mund të mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen e së shtunës kundër Napolit.

Trajneri Eusebio Di Francesco duhet të gjejë zgjidhje për Stephan El Shaarawy, që u rikthye nga detyra me Kombëtare me një problem muskulor, ndërsa jashtë do të jenë edhe Emerson Palmieri, Gregoire Defrel dhe Patrik Schick.

Kurse, pavarësisht se Strootman dhe Rick Karsdorp kanë qenë në stërvitje gjatë ditës së enjte, “Sky Sport Italia” raporton se ata nuk janë rikuperuar plotësisht dhe nuk do të rrezikohen para ndeshjes me Chelsean në Ligën e Kampionëve.

Daniele De Rossi dhe Lorenzo Pellegrini, që mbetën jashtë detyrave me Kombëtare, pritet të jenë gati që të startojnë kundër Napolit. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Tetor 2017 19:54
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Hamilton fiton në Amerikë, 7 pikë larg titullit

      Hamilton fiton në Amerikë, 7 pikë larg titullit 0

    Të tjera