Kthehu lart

Largimi i Iniestas nga Barcelona “nuk është i sigurt”

Largimi i Iniestas nga Barcelona “nuk është i sigurt” GazetaExpress

Largimi i mesfushorit të Barcelonës, Andres Iniesta sezonin e ardhshëm ka qenë shpesh temë e mediave spanjolle, por jo edhe për trajnerin e tij

Trajneri i “Blaugranëve”, Ernesto Valverde ka thënë se e ardhmja e Iniestas ende nuk është vendosur.

Sipas tij 33 vjeçari do të mendojë vet se a do të qëndroi apo do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona.

“Nuk është e sigurt se a do ti themi atij lamturmirë ende”, ka thënë Valverde në konferencën për shtyp para ndeshjes se të martës në Celta Vigo.

“Të tjerët mund të largohet por nuk e di çfarë të them – dhe pse duhet ta them unë. Ai është njëri nga ata se mund të vendos vet dhe unë nuk dua ta përfshijë vetveten dhe të spekulojë për të ardhmen e tij”, tha Valverde në këtë konferencë për shtyp. /GazetaExppres/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Prill 2018 23:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera