Kthehu lart

Lamtumirë Inter, Nagatomo gjen klubin e ri (Foto)

Lamtumirë Inter, Nagatomo gjen klubin e ri (Foto) GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 15:29

Yuto Nagatomo pritet të transferohet te Sampdoria

Interi dhe Yuto Nagatomo pritet të ndahen në fund të këtij sezoni, edhe pse kanë kontratë deri në vitin 2019. Por, mbrojtësi japonez pritet të mbetet në Serie A.

Sipas Sampnews24.com, ish anëtari i Tokyos dhe Cesenas pritet të transferohet te Sampdoria, përcjell Express.

Por, problemi Sampdoria është paga e Nagatomos. Ky i fundit nuk dëshiron që ta ulë pagën, ku te Interi merr 1.5 milion euro në sezon.

Sampdoria po synon që mbrojtësin ta huazoj nga Interi, me mundësi blerje. Por, sipas Sampnews24.com marrëdhëniet e mira mes të dy klubeve mund të thjeshtojë marrëveshjen. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 21 Prill 2017 15:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Milan tradhton Deulofeun 0

    Të tjera