Kthehu lart

Lamtumirë Barcelonë

Lamtumirë Barcelonë GazetaExpress

.

Sulmuesi brazilian Philippe Countinho ka qenë synimi kryesor i Barcelonës deri në momentet e fundit të afatit kalimtar veror.

Mbrëmë, ai luajti minutat e parë të këtij sezoni pasi hyri në lojë në minutën e 75 gjatë përballje së skuadrës së vet me Sevillan në Ligë të Kampionëve, e cila përfundoi baras 2-2, transmeton Express.

Paraqitja e tij në këtë ndeshje do të thotë se ai vështirë se do të nënshkruajë me Barçen në janar, kur edhe hapet afati kalimtar dimëror, për shkak se ai nuk do të kishte të drejtë të luante për Barcelonën në Ligë të Kampionëve.

Countinho i kërkoi Liverpoolit në muajin gusht ta lejonte transferimin e tij te Barcelona, por klubi anglez ka qenë i qartë që nga fillimi se lojtari nuk do të shitej duke ia plotësuar kërkesën trajnerit Jurgen Klopp që ylli brazilian të mbetet në skuadër. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Shtator 2017 09:30
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Boston i pandalshëm, shënon fitoren e 15-të më radhë

      ​Boston i pandalshëm, shënon fitoren e 15-të më radhë 0

    Të tjera