Kthehu lart

Kur dështon edhe teknologjia: Kaka bën shaka, gjyqtari e ndëshkon me të kuq

Kur dështon edhe teknologjia: Kaka bën shaka, gjyqtari e ndëshkon me të kuq GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 16:15

Kaka është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen mes New York Red Bulls e Orlando City.

Ish mesfushori i Real Madridit e Milanit, Kaka, është ndëshkuar me karton të kuq në MLS, pas një gjesti që bëri në humbjen prej 3:1 të skuadrës së tij Orlando ndaj Neë York Red Bulls, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, për shumë kë këtu dështoi teknologjia pasi Kaka bën shaka me lojtarin e New Yourk dhe që veprimi i tij të kuptohet si i tillë, ai e përsërit atë gjest dy herë.

Pavarësisht se Kaka bëri shaka dhe gjyqtari kishte kohë të kuptojë këtë me video asistencë, ai e ndëshkoi me të kuq dhe nuk u tërhoq nga ky vendim edhe kur lojtari i involvuar në këtë i tha gjyqtarit “Kaka bëri shaka”.

Në vend se teknologjia t’i largoi polemikat, ajo duket se po i shton dhe tanimë kritikat janë të shumta për atë që ndodhi me Kakan. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Gusht 2017 16:15
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera