Kthehu lart

​Kosova U21 dështon ndaj Azerbejxhanit

​Kosova U21 dështon ndaj Azerbejxhanit GazetaExpress

Kombëtarja e Kosovës U21 nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 0:0 me Azerbejxhanin në udhëtim , në kuadër të kualifikimeve për Euro 2019 që do të zhvillohet në Itali

Kosova U21 ka humbur një mundësi shumë të mirë që të merrte tre pikë të reja në kualifikimet për Euro 2019, por vetëm ka barazuar 0:0 me Azerbejxhanin.

Kjo ishte pika e parë e vendësve dhe për fat të keq pikërisht kundër Kosovës, e cila nuk i shfrytëzoi rastet që krijoi.

Azerbejxhani ndeshjen e mbylli me dy lojtarë më pak, pas përjashtimit të Krivotsyuk 88’ dhe Sadigov 90+5.

Pas kësaj ndeshje, Kosova renditet në vendin e katërt me 7 pikë në Grupin e pestë, ndërsa Azerbejxhani në vendin e fundit me një pikë. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Nentor 2017 16:53
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Haradinaj takon legjendën e basketbollit të Lituanisë

      Haradinaj takon legjendën e basketbollit të Lituanisë 0

    Të tjera