Kthehu lart

Kosova humb nga Maqedonia

Kosova humb nga Maqedonia GazetaExpress E shtune, 12 Gusht 2017 22:23

Kosova ka pësuar humbje 87:74 nga Maqedonia dhe për t’i kaluar parakualifikimet, “Dardanët” tani duhet të fitojnë ndaj Estonisë me 27 pikë dallim.

Kosova e nisi mirë çerekun e parë, duke triumfuar 22:19, derisa “Dardanët” e mbyllën pjesën e parë 41:40, shkruan Gazeta Express.

Por, gjithçka ndryshoi në çerekun e tretë, ku maqedonasit u rikthyen në lojë dhe arritën të mbyllin çerekun e tretë me nëntë pikë diferencë, 63:54.

Edhe çereku i katërt i takoi Maqedonisë ku në fund triumfuan me rezultat 87:74.

Kosova mund t’i kishte kaluar parakualifikimet nëse do të kishte humbur me katër pikë diferencë, por në fund humbën me 13 pikë diferencë.

Tani, për t’i kaluar parakualifikimet, Kosova duhet ta mposhtë në ndeshjen e radhës Estonin me 27 pikë epërsi, pasi ka humbur me 26 pikë ndaj tyre në sfidën e parë. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Gusht 2017 22:23
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Policia maqedonase mbylli në autobus lojtarët dhe stafin e Skënderbeut (Video) 0

    Të tjera