Kthehu lart

Klopp kërkon nga Liverpooli të mos e vajtojë largimin e Coutinhos

Klopp kërkon nga Liverpooli të mos e vajtojë largimin e Coutinhos GazetaExpress

Jurgen Klopp thotë se Liverpooli ka “vuajtur shumë” në të kaluarën duke humbur lojtarë të mëdhenj, por nuk do të bëjnë asgjë të “çmendur” për ta zëvendësuar Philippe Coutinhon.

Braziliani Philippe Coutinho iu bashkua Barcelonës ditë më parë për 160 milionë euro, duke ndjekur hapat e Luis Suarez, që u largua nga Anfield për në Camp Nou në vitin 2014.

Raheem Sterling, është tjetër lojtar që u largua nga Liverpooli vite më parë. Anglezi kaloi te Manchester City dhe po shkëlqen me Pep Guardiolën.

Klopp ka eksperiencë me humbjen e lojtarëve të rëndësishëm; Nuri Sahin, Shinji Kagawa, Mario Gotze dhe Robert Lewandowski, që të gjithë i janë larguar kur ai ishte trajner i Borussia Dortmund.

Sido që të jetë, gjermani thotë se largimi i Coutinhos nuk do të ndikojë në skuadër, teksa bëri të ditur se do të blejnë lojtarë vetëm nëse e shohin se mund ta përmirësojnë skuadrën dhe jo sepse duhet ta zëvendësojnë patjetër brazilianin.

“Kemi humbur shumë lojtarë në Dortmund… një lojtar kurrë nuk është problem”, tha Klopp.

“Kjo është normale në këtë biznes. Ju humbisni një lojtar, blini një tjetër. Mos vuani kurrë për këtë, kjo është ajo që kam bërë gjithmonë”, shtoi gjermani.

“Më pëlqente Coutinho, ka qenë fantastik. Por, nuk kemi çfarë të krahasojmë Dortmundin e Liverpoolin, është vetëm një largim, ashtu si Sterling, Suarez”.

“Ndoshta në të kaluarën, ky klub ka vuajtur më shumë, shembull, (‘si kemi mundur të lejojmë këta lojtarë të largohen?’)”, theksoi Klopp.

“Nuk duhet të bëjmë si të çmendur në treg, duhet ë kërkojmë lojtarët e duhur. Nuk kemi nevojë ta zëvendësojmë Coutinhon në mënyrë direkte. Do të kemi 11 lojtarë që luajnë futboll të mrekullueshëm edhe pa Coutinhon, nuk dua të tregojë mos-respekt”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2018 16:51
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera