Kthehu lart

Këta janë gjyqtaret që do të drejtojnë ndeshjet e Vala SuperLigës se Kosovës

Këta janë gjyqtaret që do të drejtojnë ndeshjet e Vala SuperLigës se Kosovës GazetaExpress

Janë caktuar shumica e gjyqtarëve për ndeshjet e fundit të Vala SuperLigës së Kosovës, por nuk janë bërë të ditur vetëm emrat e gjyqtarëve për disa ndeshje të rëndësishme

Këtë javë zhvillohet java e fundit në Vala Super Ligën e Kosovës dhe Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë publikimin e emrave që do të jenë gjyqtar.

Kështu java e fundit e Vala Superligës fillon këtë të premte ku takimi i parë pritet të jetë ai në mes të Trepça 89 dhe Vllazni e Pozheranit, një ndeshje kjo më shumë për pritigj pasi që Vllaznia e Pozheranit tashmë ka rënë në Ligën e Parë të Kosovës kurse Trepça 89 e ka siguruar mbetjen në Superligë. Gjyqtar i kësaj ndeshje pritet të jetë Ilir Mehmeti i ndihmuar nga dy anësoret Florim Jakupi dhe Ali Peshteri.

Po ashtu federata ka caktuar gjyqtar Dardan Çakën, i cili do të drejtojë ndeshjen në mes të Besës së Pejës dhe Llapit. Ai do të ndihet ga Safet Berisha dhe Besnik Morina. Edhe kjo ndeshje pritet të kalojë pa tensione pasi që edhe Besa e Pejës ka rënë nga Superliga dhe do të luaj në Ligën e Parë sezonin e ardhshëm, kurse Llapi gjendet në pozitën e tretë të Superligës.

Një ndeshje tjetër e të premtes është ajo në mes të Flamurtarit dhe Feronikelit, ndeshje kjo që i është besuar Shpëtim Murtezit me anësorët, Jakup Musolli dhe Fatmir Abrashi.

Ferronikeli duhet që ta mund gjithsesi Flamurtarin nëse dëshiron që ti ikë barazhit, pasi që skuadra drenicase ka vetëm 45 pikë në tabelë dhe për momentin gjendet në pozitën e 7 me pikë të barabarta me Gjilanin. Në rast të humbje Ferronikeli rrezikon të bie në barazh për të mbetur në Superligë.

Një ndeshje tjetër për pritigj është ajo në mes të Drenicës dhe Lirisë. Të dyja skuadrat e kanë siguruar mbetjen në SuperLigë kurse gjyqtarë të kësaj ndeshje do të jenë Erdall Zasella, i ndihuar më anësoret Ramadan Hyseni dhe Selami Haziri.

FFK nuk ka caktuar ndeshet e vetëm dy takimeve, derbit për mbetje në Superligë në mes të KF Vllaznimit dhe Gjilanit si dhe derbit kryesorë të kësaj jave, që do ta caktojë kampionin e Kosovës, atë në mes të Prishtinës dhe Dritës.

Sipas Telegrafit, gjyqtarët nuk pritet të caktohen deri në ditën kur mbahen ndeshjet për shkak të ndonjë ndikimi në ta para se ndeshjet të mbahen.

Gjakovarët duhet të fitojnë gjithsesi në Gjakovë për të siguruar mbetjen në ValaSuperligë edhe sezonin e ardhshëm, kurse Gjilani kryen punë edhe me vetëm një barazim nëse mund ta nxjerr në Gjakovë.

Kurse ndeshja derbi e kësaj jave, që do ta caktojë edhe kampionin e Kosovës është ajo në mes të Prishtinës dhe Dritës. Prishtinasit nëse e duan titullin duhet ta mposhtin Dritën me dy gola epërsi, në të kundërten çdo rezultat me një gol epërsi dhe barazim do ta bënte skuadrën nga Gjilani kampione të Kosovës. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 17:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera