Kthehu lart

Këpucët sportive të Salah, në muzeun britanik

Këpucët sportive të Salah, në muzeun britanik GazetaExpress

Në shenjë mirënjohje për ndikimin e tij në Premier Ligë këtë sezon, këpucët sportive të sulmuesit janë vënë në muzeun britanik krah artefakteve të Egjiptit

Muzeu Britanik ka vënë në vitrinë këpucët sportive të Mohamed Salah në koleksionin e tyre egjiptian.

Salah e përfundoi në mënyrë fantastike kampanjën me Liverpool duke shënuar emrin në histori të Premier Ligës pasi që shënoi 32 gola në 36 ndeshje për Liverpool, duke lënë kështu pas Alan Shearer, Cristiano Ronaldo dhe Luis Suarez që kishin shënuar më parë vetëm 31 gola nga 38 ndeshje në Premier Ligë.

Këpucët sportive të sulmuesit pritet që të jenë në galeri deri javën e ardhshme pasi që do të vishen përsëri nga ai në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev që Liverpool e zhvillon kundër Real Madridit.

Ato do të paraqiten krah statujave antike të Faranëve dhe artefakteve historike të Egjiptit që janë në këtë muze.

“Ne sot kemi një pajisje të re! Për të festuar rekordin e yllit të Egjiptit dhe Liverpoolit Mohamed Salah, kemi vendosur që këpucët sportive të futbollistit ti varim afër gjërave antike të Egjiptit deri në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka cicëruar vet muzeu në Twitter.

“Këto këpucë tregojnë historinë moderne të një ikone të Egjiptit, paraqitjen e tij në Britani, me një impak global dhe bëjnë pjesë në projektin tonë për objektet e gjetura në Egjipt të shekullit 20 dhe 21 në Egjipt”, ka thënë Neal Spencer, kurator i muzeut. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 19:44
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera