Kthehu lart

Këmbëngul Tare: De Vrij nuk largohet nga Lazio

Këmbëngul Tare: De Vrij nuk largohet nga Lazio GazetaExpress

​Stefan De Vrij nuk ka ndërmend që të ndryshojë ambien, të paktën në këtë merkato dimërore.

Kështu raporton Gazzetta Dello Sport që thotë se mes Lacios së Igli Tares dhe mbrojtësit holandez është gjetur gjuha e përbashkët për të zgjatur kontratën.

Kontrata aktuale e mbrojtësit skadon më 30 qershor dhe për të pasur shërbimet e tij ishte interesuar skuadra e Interit, por edhe Barcelona.

“Nuk kemi afate, por e sigurtë është që nuk shitet në janar. Është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën dhe do të na ndihmojë që të arrijmë objektivat tanë”, ka deklaruar Igli Tare për Gazzetta Dello Sport.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Janar 2018 08:00
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera