​Katastrofë për Realin, UEFA suspendon Carvajalin

Real Madrid ka marrë një lajm shumë të keq, pas mbledhjes së Komitetit të Kontrollit dhe Etikës

GazetaExpress

Komiteti i Kontrollit dhe Etikës së UEFA-s ka suspenduar me dy ndeshje mbrojtësin e djathtë të Real Madridit, Daniel Carvajal.

Spanjolli u ndëshkuar me kartonin e tretë të verdhë në ndeshjen ndaj Apoel, duke munguar në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Dortmundit.

Por, UEFA ka vlerësuar se kartoni i tretë i verdhë i Carvajal ishte i qëllimshëm dhe kështu ai është dënuar edhe me një ndeshje, duke mos mundur të paraqitet në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Reali ka të drejtë të apelojë këtë vendim. /Express/

Të tjera

Lajmet e fundit