Kthehu lart

Juventusi me komunikatë zyrtare për De Sciglion (Foto)

Juventusi me komunikatë zyrtare për De Sciglion (Foto) GazetaExpress

Lëndimi i Mattia De Sciglios nuk është shumë serioz.

Juventusi ka konfirmuar se lëndimi i Mattia De Sciglios nuk është serioz, të cilin e pësoi në humbjen 3:0 nga Barcelona në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Mbrojtësi italian shfaqi disa probleme në fund të pjesës së parë, duke u zëvendësuar nga Stefano Sturaro, por juve ka përjashtuar dëmtimin serioz në kyçin e këmbës.

“Sot, Mattia De Sciglio iu nënshtrua testeve mjekësore në “Jmedical”, të cilët kanë përjashtuar praninë e lezioneve të rënda në zonën e traumatizuar". 

"Megjithatë, duke pasur parasysh shkurtësinë e kohës së kaluar në dëmtim, përveç monitorimit të përditshëm klinik, do të nevojiten kontrolle shtesë mjekësore në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Juventusit. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Shtator 2017 17:53
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Barcelona pesë fitore në pesë ndeshje, Messi shënon katët gola

      ​Barcelona pesë fitore në pesë ndeshje, Messi shënon katët gola 0

    Të tjera