Kthehu lart

Jose Mourinho e do James Rodriguezin

Jose Mourinho e do James Rodriguezin GazetaExpress

Manchester United ka nevojë për një yll dhe Jose Mourinho e ka identifikuar James Rodriguezin si të tillë.

Sipas “Don Balon”, Manchester Unitedi do të bëjë ofertë gjatë verës për mesfushorin e Bayern Munich, James Rodriguez, transmeton Gazeta Express.

Kolumbiani është i huazuar te Bavarezët nga Real Madridi, por Unitedi do të tentojë ta bindë Realin të ndërpresë marrëveshjen, pasi e duan në skuadër për sezonin e ardhshëm.

James ka bërë 16 paraqitje këtë edicion në Bundesliga, duke shënuar 4 gola. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 18 Mars 2018 17:43
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera