Kthehu lart

“Jorginho do të shkojë në Man City, nëse...”

“Jorginho do të shkojë në Man City, nëse...” GazetaExpress

​Agjenti i Jorginhos ka konfirmuar se mesfushori do t’i bashkohet Manchester City nëse arrihet marrëveshja me Napolin.

Jorginho ka kohë që monitorohet nga City dhe tani Joao Santos, agjenti i lojtarit, e ka bërë të qartë se kampioni i Premierligës është favoriti numër një për ta transferuar 26 vjeçarin.

“Jorginho ka ende kontratë, por nëse Napoli arrin marrëveshje me Man Cityn, atëherë ai do të shkojë në Manchester”, tha Santos për “CalcioNapoli24”.

“Arritja e një marrëveshje me ekipin anglez nuk do të ishte problem, duke e ditur rëndësinë, por po e përsëris, gjithçka varet nga Napoli pasi lojtari ka kontratë edhe dy vite”.

“Ne duhet të jemi të qetë, nëse Napoli e City gjejnë një zgjidhje, mund të flasim, në të kundërtën, lojtari do të jetë i lumtur të qëndrojë në Napoli”, shtoi ai.

Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe Liverpooli e Manchester Unitedi, por Man City është në “pole-position”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 15:00
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera