Kthehu lart

James i dëshpëruar me shkarkimin e Ancelottit

James i dëshpëruar me shkarkimin e Ancelottit GazetaExpress

James e ka përjetuar më së rëndi shkarkimin e Ancelotti.

Mesfushori spanjoll, Javi Martinez, ka zbuluar se ish lojtari i Real Madridit, James Rodriguez, e ka përjetuar më së rëndi shkarkimin e Carlo Ancelottit.

Kjo për faktin se kolumbiani ka kaluar vitet më të mira të karrierës pikërisht nën drejtimin e Ancelottit, ndërsa është trajneri italian ai që insistoi që 25 vjeçari të transferohet në “Allianz Arena”.

“Si është James? Nuk e kam parë për që dy javë, por kur e lash, më është dukur mirë”, u shpreh Martinez.

“Është normale që është i dëshpëruar për Carlon sepse është trajner dhe njeri shumë i mirë, por në fund të fundit ne jemi profesionistë dhe duhet të shikojmë para”, shtoi spanjolli. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Tetor 2017 18:46
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • VAR ndihmon gjyqtarin ta ndëshkojë me të kuq Leonardo Bonuccin

      VAR ndihmon gjyqtarin ta ndëshkojë me të kuq Leonardo Bonuccin 0

    Të tjera