Kthehu lart

Italia rrezikon edhe në shortin e Botërorit

Italia rrezikon edhe në shortin e Botërorit GazetaExpress

Në rast të një kualifikimi të mundshëm, pas impenjimit të dyfishtë në “play off”-et, që vlejnë një vend në Botërorin 2018, kombëtarja italiane nuk do ta ketë të lehtë edhe në turneun rus.

“Të kaltrit” e trajnerit Ventura, gjithmonë nëse ky i fundit do të mbijetojë në stol, do të jenë në vazon e dytë, ashtu siç ndodhi në Brazil, verën e vitit 2014.

Në vendin e “Sambës” u krijua për herë të parë një grup me 3 kombëtare kampione bote, me Italinë, Uruguajin dhe Anglinë, si dhe surprizën e atij turneu, Kosta Rikën.

Rezultati ishte katastrofik për Italinë, që u eliminua që në raundin e parë. Tashmë, rruga drejt Botërorit rus kalon përmes “play off”-eve, por në hipotezën më pozitive, Italia do të jetë sërish në fashën e dytë edhe nëse shkon në finale.

Kjo faktohet dhe nga vendi i 15, që “axurrët” do të zyrtarizojnë të hënën. Mes skuadrave që nuk do të jenë koka grupi dhe përjashtimeve të bujshme është edhe Spanja.

Mekanizmi i shortit të 1 dhjetorit në Kremlin do të jetë i ndryshëm nga e kaluara. Vlen gjithmonë renditja e FIFA-s, por nëse më parë ndarja bëhej mes kontinenteve fillimisht, këtë herë do të jetë ekskluzivitet i pikabarazhit dhe më pas, nëse shorti është i vrazhdë, do të ndahen ekipet e kontinenteve të njëjta, me përjashtim të vetëm Evropën.

Thuajse të gjitha ekipet e mëdha janë në vazon e parë, me Rusinë pritëse dhe favoritët, Gjermania, Brazili e Argjentina. Këtyre iu shtohen Portugalia, Belgjika, Polonia dhe Franca.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Tetor 2017 18:35
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera