Kthehu lart

Interesante, arbitri në Gjermani akordon penallti pasi e kishte përfunduar pjesën e parë

Interesante, arbitri në Gjermani akordon penallti pasi e kishte përfunduar pjesën e parë GazetaExpress

Një rast interesant ka ndodhur sonte në Bundesligën gjermane në takimin Mainz – Freiburg

Ishin minutat e fundit të pjesës së parë kur në një rast një lojtarë i Freiburg kishte prekur topin me dorë brenda zonës së rreptësisë.

Lojtarët e Mainz kërkojnë penallti por arbitri ishte i bindur në referimin e tij.

Ai sinjalizon përfundimin e pjesës së parë dhe lojtarët nisen për në zhveshtore.

Duke ecur, arbitri Guido Winkmann kthehet në mesfushë dhe pas konstatimit të VAR, urdhëron të dy ekipet për t’u kthyer në fushë.

Akordon penallti për Mainzin të cilën në gol e shndërron Pablo De Blasis. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Prill 2018 23:10
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera