Kthehu lart

Iniesta në Juventus? Kështu përgjigjet Marotta

Iniesta në Juventus? Kështu përgjigjet Marotta GazetaExpress

Marotta beson se Iniesta nuk do të largohet nga “Camp Nou”.

Andres Iniesta, 33 vjeçar, është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe ka pasur spekulime të shumta se mund të transferohet te Juventusi në vitin 2018.

Por, diçka të tillë e ka hedhur poshtë, Giuseppe Marotta, i cili beson se ai do të rinovojë shumë shpejt kontratën me klubin nga “Camp Nou”.

“Iniesta është lojtar i shkëlqyer, por ai është i koncentruar te Barcelona”, tha Marotta për “La Sexta”.

“Ai do të nënshkruajë kontratën e re me ta pasi është lojtar shumë i rëndësishëm për klubin, me të cilët ka marrëdhënie të shkëlqyer. Kështu që nuk e shoh Iniestan të largohet nga Barcelona”.

“Mendoj se ai do të qëndrojë në Barcelona”, theksoi mes tjerash Marotta. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Shtator 2017 17:43
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Barcelona pesë fitore në pesë ndeshje, Messi shënon katët gola

      ​Barcelona pesë fitore në pesë ndeshje, Messi shënon katët gola 0

    Të tjera